Cindy Marina është komentuar shumë pasi bëri publike lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Genarin. Pavarësisht se ajo nuk dëshiron të flasë shumë lidhur me marrëdhënien e saj, e ftuar në “Natën me Aulonën”, Cindy ka treguar pak më shumë.
E pyetur nga moderatorja, Aulona Musta, sa i përket gjërave që pëlqen tek partneri i saj, ish-Missi tha: “Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, Ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai. Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.
E pyetur se si kanë reaguar vëllezërit e saj kur e morën vesh se ishte e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Cindy deklaroi: