Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes ishin dy banoret të cilat u futën si ‘një’ konkurrent brenda shtëpisë së Big Brother VIP”.
Mirëpo tashmë që spektakli ka mbaruar, dy mikeshat nuk janë parë më nën shoqërinë e njëra-tjerës duke u aluduar se raporti mes vajzave mund të jetë krisur. Por këto zëra i ka hedhur poshtë vetë Mikela e cila gjatë një video ‘live’ në Instagram sqaroi se ato janë ende shoqe por nuk janë takuar për shkak të angazhimeve që kanë.
“Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt.”-tha ish-konkurrentja.
Por ndjekësit duket se kanë ende dyshime pasi më pas Mikela publikoi një thënie në InstaStory ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”