Teksa ka qenë duke shkuar në stanin e tij në një zonë malore të fshatit Bolenë të Himarës, 69-vjeçari P.G. është rrëzuar aksidentalisht.
Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur që të ju rezistojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.