D700AD53-3BDF-435B-9AB8-B62CD1B2A43E

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar do të jetë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, por pritet që në zonat malore të ketë kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa në ortë vijuese parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare edhe në pjesën tjetër të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.