Sipas MeteoAlb edhe sot pritet rritje e vlerave barike në territorin Shqiptar duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa, kalime vranësirash do të ketë në shtrirjen Lindore ku herë pas here vranësirat bëhen më të dendura, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.