Oligarkët gllabërues të përmendur në këtë artikull, kanë secili një prej kullave simbolizuese të oligarkisë në kryeqytet.

Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë “Ante Group Shpk” Gjysho Merkon ndërtuesin e kullës “Lion Gate Park” në hyrje të liqenit tek Rruga e Elbasanit ku një apartament bazik kap vlerën e 800.000€ dhe Ilir dhe Kujtim Shtufin pronarë të “NOVA Construction shpk”, ndërtues të kullës më të lartë në kryeqytet të trumpetuar nga Erion Veliaj “Mali i Tiranës”.

Merko është bërë subjekt hetimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave teksa me tenderat e shumtë publikë që merr dhe shitjen e apartamenteve tek kulla e tij me çmime galopante po tenton të dalë i pastër me ndihmën e qeverisë. Ortakët e tij Shtufët njihen prej kohësh si klientë të Erion Veliajt dhe përfitues të lejeve të ndërtimit pa kriter së bashku me kunatin e tyre Mark Lulin.

Së bashku me ortakun e tij Ilir Shtufin, këto dy oligarkë maska të parave publike qëndrojnë si marioneta, fijet e të cilëve i manovrojnë “shefa” më të lartë të njëjtë me atë të Pëllumb Salillarit.

Merko dhe Shtufi kanë përfituar një tender me vlerë mbi 6.5 MILIARD LEKË pa TVSH nga Muhamet Rrumbullaku për Ndërtimin e Institutit të Policisë Shkencore. Ironikja në këtë fakt është se si policia e cila supozohet të luftojë krimin dhe paratë e pisëta ndihmon marionetat e qeverisë të dalin të larë, duke i dhënë para të ndershme, të taksave të qytetarëve shqiptarë