Rudina Dembacaj është një ndër emrat më të dashur dhe sigurisht më të përfolur në mediat rozë.
Aktorja njihet si një personazh pa doreza dhe shumë e drejtpërdrejt, që nuk ngurron të thotë atë që mendon hapur.
Së fundmi, duket se aktorja ka “akuzuar” një nga banoret e ‘Big brother VIP” dhe bëhet fjalë pikërisht për Einxhel Shkirën.
Produksioni i realizoi asaj ëndrrën e saj për të pasur një emision të sajin që është në funksion të shkollimit të vajzave dhe grave që nuk kanë mundësi pa asnjë dallim.
Mirëpo, këtë ide të Einxhel, Rudina gjithashtu u shpreh se ajo e ka menduar para një viti, duke treguar dhe një postim të sajin dikur.
Këtë ‘thumbim’ drejt Einxhelit e ka sqaruar mbrëmjen e kaluar teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në “Top Channel”.
Dembacaj u shpreh:
“Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj. Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në Instagram. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme. Po tani njëçik të krruhem e kam qejf, ndryshe çfarë kuptimi do kishte.”
Rikujtojmë se, e ftuar ditën e kaluar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, ishte Einxhel Shkira, e cila ndër të tjera u shpreh për projektin e saj të ardhshëm, për të na cilin na ka treguar jo pak edhe brenda shtëpisë së “BBV”.
“Ideja kryesore është ndihma ndaj vajzave që duan të shkollohen. Kjo është kauza ime, kryesisht për vajzat dhe në jetën e përditshme jam e tillë, prekem nëse cënohet pjesa e feminizmit tim. Këtë nuk e bëj se dua të tregohem heroinë, por sepse më prek. Ideja kryesore dihet, ne nuk jemi ulur për detajet ende. Duhen ndjekur rastet, ka shumë punë para se ti të startosh projektin televiziv”- u shpreh Einxhel.