Erjom Braçe duket të jetë një ndër deputetët më sypatrembur në radhët e Rilindasve, kjo të paktën sipas informacioneve që vijnë nga kampi i majtë. Llogaria parodike “Partia Socialiste Official” në Facebook thotë se nisur nga fakti se është shumë, trim, Braçe do të niset si përfaqësues i qeverisë shqiptare në Ukrainë për të luftuar ushtarët e Putinit.