Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në përmbyllje të Kongresit të PS ku u shpreh se është i gatshëm të shkojnë në SPAK për të dhënë deklaratat e tij në lidhje me personat që ai i quan koka e korrupsionit.

“Kuçedra e korrupsionit duhet të goditet në kokë. Nëse duan ta dinë kush është koka unë jam i gatshëm që nesër të shkoj atje t’ja tregoj prokurorëve të SPAK-ut. Natyrisht që qeveria aktuale ka një detyrë që e bën edhe të shikueshme më nga afër për gabimet apo fajet që mund të bëjnë individë të caktuar. Kjo nuk do të thotë që ata që cuan nënat me të zeza në varre të torolisin Shqipërinë akoma.

Jemi në kushtet kur drejtësia e drejtë tani ka filluar të shfaqet në jetën e shqiptarëve, pas 500 vjetësh. Më tregoni një rast kur drejtësia është marrë me njerëzit e pushtetit në kohët para ardhjes tonë në qeveri. Ka pasur një goditje dhe ka qenë një goditje e poshtër e pushtetit duke burgosur kryetarin e opozitës. Ne jemi të parët që po shikojmë goditje të drejtësisë në kampin tonë, sepse bëhet fjalë për ministra të mandatit të parë, por nuk po i nxjerr nga kampi. As po çuditemi dhe as po lëshojmë një piptimë. Po mbajmë një linjë të ashpër parimore. Ne jemi me drejtësinë dhe me asnjë individ. Kjo nuk do të thotë që kjo të merret si dobësi. Që meqë këta nuk flasin dhe na mbështesin ne po bëjmë normën duke kapur arka me peshk. Dicka nuk shkon. Që nesër jam gati të shkoj atje dhe ti vë në dispozicion njohurinë time si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje në memorie”, tha Rama.