Ronela Hajati ia doli të trazojë rrjetin me pozat e fundit.
Këngëtarja ka gjetur disa ditë për veten, duke pushuar në bregdet. Disa foto provokuese me bikini kanë nxitur ndjekësit e saj të reagojnë në seksionin e komenteve. Edhe ketë herë nuk kanë munguar reagimet mbi peshën e saj.
“Sa je shënosh, o rrush,”-shkruan njëri nga fansat e Ronelës.
Nuk ka munguar as një përgjigje e këngëtares e cila me fjalë të tjera i tregon se nëse nuk i pëlqen mos të vazhdojë ta ndjekë.
“Pse ti po më mban o rrush?”-replikon Hajati.
Kujtojmë që diçka tjetër që ra në sy në postimin e këngëtares ishte edhe mbishkrimi i fotos. “Kurrë s’do të jemi shokë,”-thotë Ronela në gjuhën spanjolle. Të jetë një dedikim në veçanti?!