Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadës ruse, që reagoi me ironi në lidhje me deklaratat e tij se kompania e gazit rus, Gasprom ka dashur ta korruptojë, për të mos pranuar marrëveshjen me gazsjellësin TAP.
Me një postim në Facebook, Berisha publikon mesazhin, sipas tij, nga Presidenti i Gazprom në 2011, duke i kërkuar të hiqte dorë nga projekti i TAP. Sipas Berishës, kompania ruse i ka ofruar një sërë investimesh në vendin tonë.
“Në rast se unë do të hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër. Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman. Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit”.- deklaron Berisha.
Postimi i Berishës:
Lidhur me deklaratën time të djeshme për përpjekjet korruptive të Gaspromit pranë meje për të sabotuar TAP, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot? Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!
1-Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhe përdorën të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për të bllokuar projektin e TAP.
2- Në javen e parë të gushtit të vitit 2011 një mik i imi biznesmen i njohur turk më solli nga presidenti i Gazprom mesazhin q` vijon:
“në rast se unë do të hiqja dorë nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte në trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër.
-Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.
-Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit.
Oferta u refuzua preras për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha më dha të drejtë, se ato nuk ishin në interes të vendit tim.
Ju bëtë gjithçka që TAP të mos bëhej dhe dështuat! sb