Një situatë e rëndë ndodhi sot në “Përputhen”, ku teksa po debatonin me tone të larta dhe ofendime, Lea goditi me shuplakë Irisin. Kjo ka sjellë reagimin e disa personazheve publikë ndër to Aulona Musta, e cila ka postuar një status ku shprehet se kjo sjellje është e turpshme duke kritikuar ashpër dy vajzat.
“Sa turp! Sa turp! Sa tuuurp!! Dhe pastaj do kërkosh respekt dhe mirëkuptim nga partneri? Po kurrë nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënyrën më të ulët e vulgare të mundshme. Si nuk dëgjova një herë të komunikojnë këto femra me argument, me qetësi, me respekt me njëra-tjetrën, por vetëm me ofendime, të shara, ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare. Kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit! Ky nuk është një episode në nerva e sipër, kjo është sjellje e vazhdueshme, e përhershme, ky është i vetmi komunikim që këto vajza njohin. Femra të paedukuara! Turp!”, shkruan Aulona.