
Salsano Rapi ishte së fundmi i ftuar në “Wake Up” ku gjatë intervistës foli rreth eksperiencës së tij në “Dancing With the Stars”, por jo vetëm.
Mes të tjerash Salsano u ndal te moderatorja Bora Zemani. Ai tregoi se si i ka pritur ajo imitimin e saj në “Portokalli.”
“Ka qenë shumë dashamirëse. Bora më tha se nuk po mësohem dot me fytyrën time tek ti. Ka një lloj veçantie në prezantim, është e qetë. Unë e imitoj atë duke e ekzagjeruar”, tha Salsano.