Partnerja e këngëtarit Ledri Vula, Sara Hoxha ka treguar së fundmi se të bëhësh nënë është diçka e mrekullueshme dhe që në një të ardhme planifikon t’a bëjë vajzën e saj me një motër ose vëlla.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale kryesisht Instagram, ku bisedon shpesh me ndjekësit e saj. Së fundmi në një “Ask me a question”, ajo ka zbuluar nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë pas vajzës së saj, Poem Blu. Blogerja u përgjigj duke thënë se ajo dëshiron të bëjë një fëmijë të dytë, por nuk e ka vendosur se kur.

“Patjetër që do të ketë. Vetëm mos pyet kur”– shkruan Sara në Instastory.

Më pas ndjekësit e kanë pyetyr Sarën nëse jeta e saj ka ndryshuar tashmë që është bërë nënë ndërkohë që ajo i ka treguar se të qënurit nënë të ndryshon por që ja vlen.

100% po. E dëgjon shpesh por nuk mund ta kuptosh derisa të ndodh ty vetë. Është një eksperiencë shpenguese dhe një udhëtim roller coster (me shumë të mira dhe vështirësi). Mund të sakrifikosh rehatinë tënde për të tyren dhe koha nuk është më e jotja. Por ia vlen shumë”-tha Sara.