Lori Hoxha ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre i ka shkruar se i ka pëlqyer gjithmonë Sara më shumë.
“Më fal Lori por gjithmonë kam pëlqyer Sarën më shumë. Dhe për atë, si mund të jesh aq e qetë dhe përsëri kaq e guximshme?”, i ka shkruar ndjekësi.

Lori nuk ka rënë dakort me këtë mendim duke thënë se ajo është më e mirë dhe se Sara nuk është aspak e qetë.

“Ska gjë. Megjthatë e ke gabim sepse unë jam më e mirë dhe ajo nuk është e qetë”, i është përgjigjur blogerja.