Sarah Berisha dhe DJ PM janë dy nga personazhet e Big Brother Vip që e kanë ruajtur raportin romantik që krijuan brenda shtëpisë. Edhe pse ka pasur skeptikë për vazhdimësinë e lidhjes pas BBV, ata kanë treguar se marrëdhënia e tyre vetëm është forcuar, edhe pse sfidat nuk kanë munguar.
Nuk është aspak e thjeshtë të mbash një lidhje në distancë dhe Sarah e ka pranuar këtë gjë në një intervistë të fundit në emisionin ‘Jeto me orën’. Ajo ka treguar se distanca bën të vetëm megjithatë ka pranuar se ka dhe të mirat e saj pasi kështu i merr malli dhe zihen më pak.
“Gjërat po shkojnë shumë mirë. Ne në fakt jemi në distancë, ai është në Kosovë, unë jam këtu, por takohemi shpesh. Ai vjen këtu ose shkoj unë atje. Tani do të ikim dhe për pushime, kështu që gjërat janë shumë mirë. Mendoj ndonjëherë. më mirë kur jemi paksa në distancë, sepse na merr malli për njëri- tjetrin. Kur je gjithë kohën afër do zihesh patjetër. Por edhe distanca është e vështirë, sidomos kur e di sa orë larg është, por nuk ke çfarë bën. Edhe kur u njohëm e dinim që nuk jetojmë në të njëjtin vend, por jemi duke e shijuar lidhjen”, tha ajo.