Blogerja Saraha Berisha së fundmi është bërë xheloze për Pajtim Krasniqin ose siç njihet me emrin e artit DJ PM. Ajo është bërë xheloze sepse ai do të shkojë në udhëtim me shokët e tij, ndërkohë momentin e ka filmuar edhe e ka postuar në Instagram.

“Pra ti po më thua që sot do të ikish në jug me çunat ë, bravo. Javës tjetër jam unë me gocat. Faleminderit!”– shprehet Sarah duke qeshur.

Sarah dhe DJ Pm që pas daljes nga “Big Brother VIP’ kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë shumë rrallë foto apo video së bashku në rrjetet sociale ndërkohë edhe në intervista janë shprehur se dëshirojnë që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.

Para disa ditësh Sarah Berisha dhe Dj PM vendosën që udhëtimin e tyre të parë jashtë Shqipërisë ta bëjnë në Firence, Itali. Çifti duket se po shijojnë romancën e tyre e cila nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP.