Pajtim Krasniqi i njohur si Dj PM i ka propozuar për martesë blogeres Sarah Berisha me të cilën u njoh në shtëpinë e Big Braother Vip. Lajmin e ka bërë të ditur Sarah, e cila ka postuar një foto në Instastory ku ka treguar dhe unazën e vendosur në gishtin e majtë.

Ajo tha po”, shkruan Sarah.

Çifti është një nga më simpatikët në showbiz. Ata janë fotografuar shpeshherë krah njëri tjetrin. Ata kanë ndarë lidhjen e tyre mes Tiranës dhe Prishtinës por mesa duket tashmë çifti do të jetojnë bashkë. Mbetet ende e paqartë mnëse Sarah do të vendoset në Prishtinë apo PM në Tiranë.