Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia ditën e djeshme teksa punonte në një kantier ndërtimi në qytetin e Sarandës.

Servet Ziflaj, 62 vjeç është nisur sot drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e shtunë në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje jo të rënduar shëndetësore, por këtë të diel ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rëndë ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës.