Zbardhet dëshmia e Jamarbër Malltezit në seancën e sotme në GJKKO për masën e sigurisë ndaj tij lidhur me akuzat për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Malltezi ka pretenduar se nuk a kryer shkelje, dhe se jo e gjithë prona ka qenë terren sportiv. Sipas tij një pjesë e pronës ka qenë e uzurpuar në mënyrë të paligjshme nga një person tjetër. Ai ka thënë se Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Bashkisë në atë kohë firmosi për inventarizimin e pronës.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa GJKKO vendosi sot që të lërë në fuqi masën “arrest me burg”.

“Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizimi është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që në atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani.

Vetë ministria e Mbrjojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoi Kf Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi”, ka deklaruar ndër të tjera Malltezi.