Seher i tregon Jamanit se ka patur disa vegime nga e shkuara, por nuk i kupton ato pasi janë të turbullta. Jaman i kujton asaj sesi i ka qëndruar pranë kur ai u operua dhe Seher habitet që e ka bërë këtë. Ajo nis të ndjekë këshillën e doktorit që i tha të nuhasë aromat për të rikthyer kujtesën. Ajo e nis duke i marrë erë Jusufit, më pas luleve të Zijasë e deri tek rrobat e Jamanit. Jaman kërkon ta ndihmojë, por Seher nuk kujton asgjë. Megjithatë ajo nuk heq dorë dhe vazhdon të provojë.