Sot është ceremonia e lamtumirës së Mbretëreshës Elizabeth II, monakes britanike që në ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022.

Ndërkohë që pritet t’i jepet lamtumira e fundit, në Kukës është vënë busti i saj.

Busti është vendosur para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, ndërsa nuk dihet se kush është autori i kësaj vepre artistike. Nga ana e bashkisë kanë raportuar se nuk dihet se kush e ka vendosur, ndërsa kanë mohuar që të jetë porosi e tyre.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabet II, ka tronditur edhe qytetin verior të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe.

Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbretëreshës në qytet.