22-vjeçari Armando Kazma ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Sarandë pasi u godit nga tenda mbrojtëse e një kalçeto në Sarandë.

Ai pësoi dëmtime për shkak se era e fortë rrëzoi tendën mbrojtëse në fushën sportive ku ai po qëndronte.

Fillimisht i riu u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.