Arbri njihet gjithashtu edhe për aktivitetet e tij humane në kuadër të fondacionit që udhëheq, “Fundjavë ndryshe”. E pikërisht fondacioni ishte ai që u bë shkas të takohej me vajzën me të cilën u dashurua dhe u fejua.

Ai ka preferuar të qëndroj goxha hermetik kur vjen puna për jetën e tij sentimentale dhe nuk poston shumë shpesh foto më të fjeuarë e tij por sot për çiftin është një ditë shumë e veçantë. Ata festojnë sot 4 vite të lidhur së bashku dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vete Arbri nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram përkrahë Vlera Devollit. Në sektorin e komenteve pati dhe shumë urime nga miq dhe ndjekës të opinionistit.

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbëri disa kohë më parë në një intervistë ku zbuloi si është njohur më partneren e tij.

Vlera vajza e biznesmenit të njohur Blerim Devollit. Çifti para disa muajsh janë fejuar në qytetin e Tiranës. Përmes disa fotografive, Arbëri zbuloi për herë të parë partneren e tij, duke shkruar: “Vlera ime”.