Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Djali i tij Roan, i cili gjithashtu është një fytyrë e njohur për publikun pasi ka një llogari shumë të ndjekur në Instagram, Majk ka zgjedhur të mos e mbajë të fshehur siç zgjedhin shumë personazhe të tjerë të njohur.

E teksa ditën e sotme, artisti ka ndarë me ne një Instastory ku shfaqet në një krahasim të bërë nga ndjekësit me një foto të Roanit dhe padyshim që kanë ngjashmëri, por duket se sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë vogëlushi bëhet një kopje e të atit.

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Pas suksesit me dy këngët e fundit duket se Majk nuk ka të ndalur dhe sapo ka lansuar një bashkëpunim me reperin e njohur dhe njëkohësisht mikun e tij, Getoar Selimin.

Disa javë më parë Majk ka postuar në ‘Instastory’ disa video, ku duket brenda një makine dhe i rrethuar nga fansat e tij, të cilët janë shumë të entuziasmuar që po e shikojnë atë. Duket që Majk është shumë i lumtur, që është i rrethuar me kaq shumë dashuri nga kaq shumë persona, që e mbështesin gjithmonë dhe duan muzikën e tij.