Qeveria shpalli pasditen e sotme si ditë pushimi edhe të premten e kësaj jave krahas ditës së nesërme e cila është pushim zyrtar për shkak të Ditës së Verës.

Kështu, administrata publike do të ketë katër ditë pushim bashkë me të shtunën dhe të dielën duke kapur kështu rekorde sa i përket ditëve totale të punës gjatë një viti.

Gjithçka ndodh pasi INSTAT konfirmoi se pagat mesatare më të larta në Shqipëri i jep sektori publik dhe ajo ai privat siç ndodh në të gjitha vendet në zhvillim apo të zhvilluara të botës.

Kjo shpjegon edhe përse patronazhistë dhe të ngjashëm grisin nga katër palë këpucë gjatë fushatave elektorale.

E ku tjetër se në shtet mund të punosh gati 9 muaj gjithsej dhe të paguhesh për 12?!