Qelizat kancerogjene mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit, e kjo do të thotë se simptomat e kancerit mund të jenë të ndryshme.

Simptomat mund të ndryshojnë, por këshilla është e njëjtë: veproni ndaj çdo ndryshimi jonormal sapo të shfaqet.Një nga këto shenja paralajmëruese të kancerit mund të shfaqet që në mëngjes.

Sipas Universitetit të Kalifornisë, San Francisco Health (UCSF), një “ndryshim i papritur dhe i qëndrueshëm në nivelin tuaj të energjisë, pavarësisht se sa gjumë keni fjetur” mund të tregojë leuçeminë – kancerin e qelizave të bardha të gjakut.

Lodhja është shumë e zakonshme te njerëzit me kancer. Mund të jetë simptoma më shqetësuese.“Lodhja e lidhur me kancerin mund t’ju ndikojë fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht”, shpjegon Cancer Research UK.

“Sa kohë zgjat, shkalla e ashpërsisë dhe sa shpesh muund të ndodhë, ndryshon nga personi në person”.