Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha është shprehur këtë të premte se rifutja e opozitës dhe partive të tjera në zgjedhjet e 14 Majit, ka bërë që gara të ndizet dhe sipas tij do të ketë përballje e përplasje.
Këtë koment ai e bëri teksa komentoi ngjarjen në Vaun e Dejës, ku ju vendos tritol në makinë Bernard Ndrecës, një përfaqësues i lartë lokal i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha. Fatmirësisht, as ai dhe as familjarët nuk u lënduan nga shpërthimi.
“Edhe në këtë fushatë janë kthyer në fushë beteje forcat politike që munguan në zgjedhjet e kaluara. Mos-marrja pjesë në zgjedhjet e kaluara, beri që i gjithë pushteti të kalojë në duart e mazhorancës. Rifutja në garë e forcave opozitare ka bërë që fushata… ka dhënë shenjat që do të jetë fushatë që do të ketë përballje dhe përplasje.
Në këto zgjedhje pritej që njësia e vogël e Vaut të Dejës të kishte garë por jo të këtyre përmasave.
Ngjarja që ndodhi në Vaun e Dejës me objektiv Bernard Ndrecën, ka njollosur fushatën që në momentin e parë. Objektivi i atentatit ka qenë një përfaqësues politik i rëndësishëm për zonën që ne flasim. Kjo tërheq vëmendjen.