Festat e fundvitit janë shumë pranë dhe shumica kanë zbukuruar shtëpinë para dhjetorit, ndërsa të tjerë pëlqejnë të luajnë rolin e Grinch-it. A është i shkruar në yje përkushtimi ndaj këtyre festave?

Secila nga shenjat e horoskopit luan një rol në mënyrën si i kalojmë pushimet së bashku. Disa mund t’ia dalin me organizimin e darkave, ideve dhe dekorit më mirë sesa të tjerët. Këto janë shenjat të cilat ndjejnë dhe krijojnë shpirtin e festave:

1. Gaforrja

Si natyrë që e dashuron shtëpinë, gaforrja është shumë e dhënë pas kujdesit ndaj familjarëve dhe ambienteve të përbashkëta. Zakonisht, kjo shenjë i bën blerjet e dhuratave qysh para se të mbyllet nëntori. Është e para që rregullon pemën në shoqëri dhe gjatë festave dëshiron qetësi për vete.

2. Demi

Kjo është periudha e përsosur për t’u shplodhur për demin. Çdo vit, festat e kthejnë demin në fëmijëri, kështu që mund të luajë lirshëm në dëborë. Gjatë kësaj kohe, kjo shenjë shkarkojnd stresin e të punuarit vazhdimisht. Gjithashtu, mund të hajë pjata të shumëllojshme dhe të përmbushë dashurinë e vet për ushqimin.

3. Luani

Më zemër të ngrohtë, bujar dhe entuziast, një luan është tërësisht pjesë e shpirtit të festave. Kjo shenjë i adhuron fëmijët dhe përpiqet t’i mbushë me dhurata. Bërja e dhuratave i jep mundësinë të marrë prapsht edhe admirimin e të tjerëve, gjë e cila e bën shumë të lumtur zakonisht.

4. Peshqit

Për peshqit ky sezon do të thotë “biskota të pjekura me forma, kakao e nxehtë dhe dhurata të mbështjella”. Gjithnjë entuziazmohen dhe harxhojnë shumë para për të dashurit e tyre, por janë vërtet shpirti i festës. Madje mund të bëjnë edhe Grinch-in t’i dojë festat.

5. Virgjëresha

Shenja që adhuron higjienën, pastërtinë dhe rregullin, ka një “mani” për të pasur dekorin perfekt të festave. Adhuron pleqtë e dëborës, qirinjtë aromatikë të festave dhe dritat zbukuruese. Po ashtu preferon të shohë filma Krishtlindjeje nën batanije të ngrohta, pasi  ka organizuar këtë periudhë gjatë gjithë vitit.