Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj vajzës së tij Ivanka, pasi ajo u distancua nga pretendimet e tij të pabazuara për mashtrim masiv të votuesve.

Komisioni që po heton trazirat në Kapitol, në vitin 2021, transmetoi një video të papublikuar më parë të Ivanka Trump duke hedhur poshtë pretendimet e të atit.

Por ish- presidenti Trump tha se Ivanka nuk i kishte parë rezultatet e zgjedhjeve.

“Ivanka Trump nuk ishte e përfshirë në aksesin dhe studimin e rezultateve të zgjedhjeve”, thotë Trump, shkruan BBC.

“Kishte kohë që ishin kontrolluar dhe, për mendimin tim, po përpiqej vetëm të respektonte Bill Barr dhe pozicionin e tij si prokuror i Përgjithshëm”, shtoi ai.

Një pjesë e vogël e rasteve të mashtrimit të votuesve janë hetuar që nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020, por asnjë provë konkrete nuk është shfaqur për ndonjë aktivitet kriminal që mund të kishte ndikuar në fitoren e presidentit Joe Biden.

Komisioni i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve do të mbajë pesë seanca të tjera gjatë dy javëve të ardhshme.

Sesioni i së hënës së ardhshme do të përpiqet të tregojë se Trump dhe rrethi i tij i ngushtë e dinin se ai kishte humbur zgjedhjet, por gjithsesi përhapën pretendimet për mashtrim të votuesve.