Një avokat është dhunuar pranë Gjykatës së Rrethit Fier.
Sipas informacioneve të para sherri ka ndodhur pas përfundimit të një seance gjyqësore për pronat, palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën e për pasojë është dhunuar dhe avokati.
Gjithashtu bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona në polici.