Krim në një familje në Tiranë. Dhëndri, ka qëlluar drejt familjes së gruas. Autori i krimit, është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.
Gazeta Jone meson se ende vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë, paraprakisht dyshohet se ka pasur një konflikt mes tyre.
“Dyshohet se dhëndri ka vrarë me armë zjarri vjehrrin dhe një person tjetër. Ende nuk është e saktë se kush janë viktimat. Këto janë informacionet e para. Dyshohet se viktimat janë të familjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur. Dhëndri ka shkuar dhe ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin dhe një tjetër persona. Ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes, por fillimisht dyshohet për një konflikt. Autori i ngjarjes është dhëndri, ende informacionet nuk janë të konfirmuara zyrtarisht”, raporton gazetari i Gazeta Jonë në terren.