Pritet që vendi të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme nga dita e premte. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Sipas SHMU në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.