Gjashtë shtetas sirianë dhe algjerianë kanë rënë në prangat e policisë shqiptare pasi drejtonin të armatosur në grup kriminal të trafikut të emigrantëve.

Policia e Kukësit në bashkëpunim me homologët nga Kosova kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së. Vihen në pranga 6 sirianë dhe algjerianë, si dhe shpallet në kërkim një tjetër algjerian.

Policia thotë se këta persona të armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve.