Para se të ndodhte shpulla e famshme, Kejvina Kthella dhe Luiz Ejlli kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”.
Për shkak të shpullës modelja u përjashtua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke bërë që më pas drama të niste jashtë për bukuroshen bionde.
Luizi pavarësisht përplasjes mbante ende veshur bluzën e saj deri në momentin që Kiara Tito i kërkoi ta hiqte.
E me “kunja”, dje, Kejvina ia ka rikujtuar. Në postimin e fundit të Luizit, ajo i ka kërkuar bluzën publikisht, mirëpo duket se kjo ka sjellë një ‘luftë’ me Ronaldo Sharkën, ish-banorin e BBV. Ata të dy kanë nisur përplasjet, deri në ofendime dhe fansat nuk e dinë nëse e gjithë kjo është shaka apo jo.
Kejvina: Këtë bluzen dua Luiz. Ma nis me postë. O Luiz o yll, aman një foto bashkë’
Ronaldo: Shko mi lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak folloë.
Kejvina: Ik o lëpirës i keq
Ronaldo: Ik andej nga ke ardhur, se s’të don Shqipëria, je non grata.
Kejvina: Do qaj, po unë kthehem Milano bjondo, po ti në Lushnje të shesësh shalqinj.
Ronaldo: Shalqi do shes, madje do vendos fytyrën tënde aty.