Si pasojë e motit të keq i cili prej ditësh tashmë ka pushtuar vendin tonë, shumë qarqe kanë haur problematika të shumta.
Në Shkodër si pasojë e reshjeve janë 1920 ha tokë të përmbytura. gjithashtu në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta.
Si paraqitet situata:
- Kuota e Drinit 6.80 m, është rritur 1 m që nga ora 16.00 dje. Kuota maksimale është 7.50 m.
- Kuota e liqenit është 8.55, rritur me 40 cm nga ora 16.00 dje, ndërkohë që kuota maksimale është 8.70 m.
Në bashkinë e Shkodrës, toka e përmbytur llogaritet në 1920 hektarë.
Në njësinë Ana e Malit, përmbytur janë 100 Ha.
Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta, por vetëm me mjetet e larta të ushtrisë. Është 1 mjet me 4 forca në dispozicion.