Lokali i reperit Noziy është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit.
Policia ende nuk ka përcaktuar shkaqet, ndërsa vetë stafi i lokalit pretendon se ka qenë një shkëndijë elektrike.
Sakaq, në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se lokali do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim
Siç shihet edhe nga fotot që zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, pasi ka shkrumbuar totalisht çdo gjë brenda lokalit.