Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Durrës. Burime për Gazeta Jonë bëjnë me dije se sherri me armë ka ndodhur në ambientet e lokalit të Noizyt, te Xurrilat. I plagosur ka mbetur Ardit Kretusha.

Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.