Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur nga shpërthimi në një magazinë në Lushnjë, këtë pasdite.

Bilanci paraprak flet për një viktimë dhe gjashtë persona të plagosur. Tre nga të plagosurit, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela janë në gjendje më të rëndë.

Tre të plagosurit e tjerë janë në gjendje më të mirë shëndetësore, sipas burimeve pranë spitalit të Lushnjes.

Dyshimet e para për ngjarjen janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të kontaktit që një vinç ka pasur me linjën e tensionit të lartë. Rryma elektrike në linjën e tensionit të lartë ka shkarkuar në tokë duke shkaktuar shpërthimin.

Magazina ku ka ndodhur ngjarja dyshohet të jetë në pronësi të deputetit, megjithatë informacionet janë paraprake.