Shqipëria arriti të kualifikohet në Euro 2024 për herë të dytë në historinë e vendit, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në Stadionul Zimbru (Chişinău), takim ky i vlefshëm për grupin E.

Ndeshja nisi me ritëm të ulët, me skuadrat që preferuan të studiojnë njëra-tjetrën. Rasti i parë konkret erdhi në minutën e 16-të, me vendasit që me një kundërsulm rrezikuan portën e mbrojtur nga Berisha. Goditja e Nicolaescit gjeti përgjigjen e menjëhershme të “gardianit” kuqezi, i cili neutralizoi topin.