![55DC99C6-F7F5-4CB1-B033-88CAD791EB2E](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/04/55DC99C6-F7F5-4CB1-B033-88CAD791EB2E.jpeg)
Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov nuk ia ka dalë të fitojë finalen e kampionatit europian të mundjes që po zhvillohet në Kroaci.
Në finalen e kategorisë deri në 61 kilogramë stil i lirë 29-vjeçari është mposhtu 5-2 me pikë nga armeni Arsen Harutyunyan.
Megjithatë për Abakarov shkoi medalja e argjendtë në kampionatin europian, duke i sjellë Shqipërisë një tjetër rezultat mbresëlënës.