Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrin e infektimeve dhe humbjet e jetëve nga COVID-19.
Ajo bën me dije se për 24 orë janë shënuar 26 raste pozitive dhe nuk ka humbje jete.
Njoftim i plotë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 577 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:
8 në Tiranë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, 1 në Kukës, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Skrapar.
Janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.
Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,411 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Mars 2022)
Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 52
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 577
Testime totale 1,760,936
Raste pozitive 272,689
Raste të shëruara 268,411
Raste Aktive 793
Humbje jete 3,485
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 269
Fier 177
Shkodër 77
Vlorë 62
Kukës 57
Lezhë 32
Gjirokastër 26
Durrës 24
Korçë 24
Elbasan 22
Berat 20
Dibër 3