Një shqiptar nga Kosova, që jeton në SHBA, ka bërë një gjest fisnik që ka impresionuar njerëzit. Gazetari i CNN, Bill Weir, ka bërë me dije se shqiptari nga Kosova kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep, e pasi e ka parë kujt i përkiste, vendosi t’ja kthejë kuletën.

“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep,”- ka shkruar Weir, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Ndërkohë në një bisedë që ka bërë me gazetarin, shqiptari ka kujtuar edhe këshillat e babait të tij, duke mos pranuar as shpërblimin.

“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja. Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi.