Megjithëse aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun, ndjekësit ende i kujtojnë ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfajn.
Kështu ka ndodhur së fundmi me një ndjekës të saj në rrjetin social Instagram, i cili i ka rikujtuar historinë e saj me ‘mekanikun’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.
“Na hape barkun. Shyqyr të ftilluan se me mekanikun ke qenë o Zot ibret, s’u shikoje”- shkruan ndjekësi, i cili ka marrë një përgjigje të ashpër nga ana e Rudina Dembacajt. Aktorja vendosi ta publikojë ‘komentin’ e ndjekësit, dhe t’i përgjigjet me emojin-ë e gj is htit të mesit.
Rudina dhe ish-deputeti Mark Frroku nisën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj , me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.