Këngëtari Gena Lito ka rrëfyer sesi për fat i ka shpëtuar shpërthimit ditën e djeshme në Stamboll ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Në një lidhje direkte me ‘Aldo Mornign Show’, Gena ka treguar se aktualisht ndodhet në Stamboll me bashkëshorten e tij dhe tregoi se së bashku kishini planifikuar që të dilnin shëtitje në zonën ku ka ndodhur ngjarja.
“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shoping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër”,- tregoi Gena.
Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen.