Muaji korrik është i nxehtë jo vetëm për shkak të temperaturave të larta, por edhe ngjarjeve të flakta astrologjike. Meri Shehu, në parashikimin mujor në “Rudina” në Tv Klan, paralajmëron një hyrje të fuqishme të këtij muaji të ri, por edhe shumë shpenzime. Aq sa nuk do mbetet asnjë qindarkë në xhep, thotë ajo, kështu që mos mendoni të kurseni. E rëndësishmja është që shumë prej shenjave kanë për të gjetur një partner afatgjatë, që më vonë mund të rezultojë në martesë.

Është një muaj që fillon shumë fuqishëm me lidhjen Mars katërkëndësh Pluton që është një lidhje super e flaktë dhe vjen të përmbyllë një temë që ka filluar që në 2020 me Saturnin dhe Plutonin në Bricjap dhe vjen t’i japë dimensione të tjera. Shpresoj që këto dimensione mos të kenë të bëjnë me emocione të forta, ekstremitete, luftëra, të cilat ndoshta ndonjëherë janë të pashmangshme.

Ajo çfarë është më e bukur është se ky muaj ekonomikisht nuk do të gjejë mirë askënd. Nuk e them që ta marrin për keq, por edhe centi më i vogël t’ju ngelet në xhep, Marsi që do hyjë në Dem, do jua marrë dhe atë. Ky muaj na zhyt më keq. Marsi futet në Dem në datën 5 dhe duke hyrë në shenjën ekonomike, i shpon fare xhepat dhe merr çfarëdo që të gjejë, është si një hajdut i vogël, ndaj të gjithë duhet të kemi kujdes, megjithatë ta shijojmë.

Është dhe një muaj martesash, sepse Afërdita është në Binjak dhe na ka dhënë një lirshmëri marrëdhëniesh, kontaktesh e njohjesh. Këto të paktën deri në datën 14 do jenë shumë të këndshme. Por aty Afërdita bën një lidhje jo të mirë me Neptunin dhe shumë njerëz mund të zhgënjehen nga ky fluks i madh energjie, kontaktesh, ndjenjash dhe të kërkojnë diçka që i bën të ndihen të sigurt. Pas datës 18, shumica do vendosin për martesë me një njeri që nuk ka pasur vetëm flirt e fjalë, por stabilitet. Pas datës 18, me Afërditën që hyn në Gaforre do shohim martesa, do shkojnë në shkallët e kishës ata që do japin betimin para Zotit dhe në shkallët e bashkisë ata që e bëjnë në mënyrë shtetërore. Do shohim e do kuptojmë që do ketë shumë lidhje të qëndrueshme.

12. Luani

Është në vendin e fundit për Korrikun pavarësisht se Afërdita është në Binjak dhe kemi gjithë këto udhëtime, kontakte e njohje, por marsi në dem i bën të mos ndjehen të qetë lidhur me karrierën, njerëzit në pushtet, pushtetin që duan të vendosin ata vetë. Marsi në Dem i bën të shpenzojnë shumë edhe atë që nuk e kanë dhe nuk do ndihen komodë, qoftë në investime për projektet e së ardhmes apo çështjet familjare. Mund të kemi edhe debate familjare. Një zhgënjim rreth datës 14 në jetën personale e ekonomike.

11. Virgjëresha

Marsi në Dem i ndihmon Virgjëreshat, çfarë shpenzojnë e marrin sërish dhe e rikuperojnë. Do kenë shpenzime për çështje që nuk kanë të bëjnë thjesht me jetën e tyre, por me kontakte me jashtë, partnerin, në çift ose bashkëshortin. Do ndihmojnë më së shumti dikë që e kanë më të dashur dhe kjo në një plan të dytë do iu rikthehet sërish. Njëherë do iu ikë nga duart, pastaj do iu vijë prapë. Ose ata që s’janë lidhur do njohin një bashkëshort shumë potent që do marrë dominancë.

10. Demi

Kanë një muaj relativisht të çuditshëm sepse Marsi ikën nga Dashi që i kishte bllokuar në nerva, prapskena pune e shëndetësore. Marsi në Dem nuk është në pozicion të mirë sepse Demi udhëhiqet nga Afërdita, nga e bukura, e mira, ekuilibri. Marsi është luftë kështu që në jetën e Demit do futet një luftë për të mbrojtur jetën personale, ekonomike apo për të bërë gjërat që duan. Do shpenzojnë shumë energji dhe do na shpartallojë ekonomikisht. Demat do kenë kërkesa të mëdha ekonomike dhe do shpenzojnë shumë gjatë muajit Korrik.

9. Dashi

Marsi në Dem shkon direkt në çështjet e tyre ekonomike. Një nga shenjat që do shpenzojnë më shumë do jenë Dashët. Pas datës 5 duhet të shikojnë mirë çfarë japin, marrin, komunikojnë, diskutojnë në çështjet ekonomike dhe jetën personale. Deri në datën 14 kemi gjëra të mira sepse lëvizin e udhëtojnë. Në datën 13 në darkë e 14 futen në shtëpi të gjithë Dashët që kanë bërë rrëmujë e sherre në jetën e tyre.

8. Binjakët

Kanë Afërditën në shenjën e tyre, një kombinim i bukur për ta deri në datën 14, pastaj gjërat fillojnë rrëzohen në disa raste si kështjellë rëre, kështu që shumë Binjakë të kenë parasysh dhe të shikojnë njohjet që kanë bërë deri tani në punët që kanë planifikuar dhe rezultatet pas datës 14. Do jenë më të qetë ekonomikisht, por edhe në jetën e tyre personale do marrin më hov, do ndihen më mirë. Ky muaj është i flaktë e i vrullshëm për të gjithë kështu që të kenë kujdes nga sherret, luftërat, nxitimet, ekstremitetet që mund ta fusin veten.

7. Shigjetari

Kanë një muaj plot shanse e avantazhe lidhur me partnerët, të tjerët, marrëdhënie, komunikime, dashuri, japin, marrin. Do jenë shumë komodë, do llastohen shumë sepse e ndiejnë që janë në qendër të vëmendjes. Pastaj do fllojnë të mendojnë për çështje më thelbësore personale e ekonomike dhe do ta ndiejnë veten më të qetë shpirtërisht pas datës 18. Marsi në Dem thotë që duhet të kemi kujdes me shëndetin e punën, u hkon më shumë një punë ushtarake, e fortë, e fuqishme se sa një me diplomaci.

6. Peshqit

Do ndihen mirë, komodë me njerëzit e afërt, do investojnë për shtëpinë e tyre, marrëdhënie personale, bashkëjetesë, për një punë shteti ose për t’u kualifikuar, por pritshmëritë e tyre nga data 14 e tutje do jenë të vogla dhe mund të heqin dorë. Të shikojnë çfarë mund të krijojnë, çfarë talenti kanë por edhe çfarë të dashurojnë. Mund t’i futen edhe një marrëhdënieje shumë të fuqishme erotike pas datës 18, të qetësohen dhe të bëjnë paqe.

5. Peshorja

Do jenë shumë dominante për sa i përket të drejtave të tyre në çështjet ekonomike, por që kanë të bëjnë me trashëgimitë dhe paratë që vijnë nga partneri e partnerja. Nëse ata nuk janë të aftë të nxjerrin të drejtën e tyre, do ta bëjnë Peshoret. Do marrin forcë, potencë dhe do ushtrojnë shumë dominancë në marrëdhëniet e tjera në përgjithësi. Vazhdon të jetë muaj martesash, fejesash, fëmijësh, planifikimesh shumë të rëndësishme. Si gjithë shenjat e tjera, të evitojnë përballjet, sherret, nuk është momenti të bëjmë luftë deri në ekstremitet, të ruajë diplomacinë e vet.

4. Ujori

Janë ata që bashkë me Marsin në Dem që është shumë i fuqishëm, por që do e përdorin në shtëpi për të vendosur hegjemoninë, pretendimet e dominancën e tyre. Do bëhen të parët e punës në marrëdhëniet familjare, duhet t’iu themi kujdes si do silleni me të shtëpisë që do të mbesin zhveshur. Do jenë shumë materialistë gjatë këtij muaji, gjërat që nuk i kanë pasur e kanë pritur shumë, nga inati e padurimi do i kërkojnë e do i marrin tani. Do kërkojnë më shumë se sa duhet, por duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet familjare, mos t’i vënë flakën në disa raste.

3. Bricjapi

I rezervuar, konservator, vë rregulla dhe i përshtatet Marsi në Dem, bën gati programet ekonomike, kursimet. Është një shenjë shumë tokësore, praktike, mezi hapet përballë gjërave të reja. Marsi në Dem do influencojë që të vërë diktate kursimesh të mëdha ose një lloj rregulli e potence, autoriteti më të madh se sa i takon. Do jenë aktivë dhe shumë energjikë në dashuri. Bricjapët dhe Gaforret martohen në Korrik, ky është lajmi më i madh, është muaji që i thonë ‘po’ një lidhjeje familjare dhe një martese të qëndrueshme.

2. Akrepi

Do marrin përsipër detyrimet, përgjegjësitë e të tjerëve për t’i mbrojtur sepse Marsin e kanë në Dem përballë shenjës së tyre dhe duhet të kenë gjithmonë antagonziëm për të mbrojtur veten dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta. Megjithatë do bëjnë dominanca në çift, do kenë relacione e bashkëpunime të fuqishme, ndërsa me Afërditën në Gaforre kontakte e lidhje me jashtë. Nëse një Akrep kërkon të bëjë një marrëdhënie, biznes ose bashkëpunim, e ka të favorizuar pas datës 18, por me jashtë. Partner, bashkëpunëtor ose udhëtim jashtë, pse jo.

1. Gaforrja

Diagonalja Gaforre-Bricjap do jetë më e lakuara, në datën 13 kemi Hënën e plotë në Bricjap që e thërret Gaforren për bashkëpunime e martesa. Afërdita hyn në shenjën e tyre në datën 18. Të gjithë të zhgënjyerit e të gjithë shenjave dhe ata që do zhgënjehen fuqishëm deri në datën 18 do kthehen fuqishëm te Gaforret, qoftë si person, qoftë si mentalitet. Gaforrja është shtëpia, marrëdhënia e qëndrueshme, familja, dashuri, afrimitet, lot, nostalgji, kinema. Gjithë armata e të zhgënjyerve do kthehet te Gaforrja