
Emily Shaqiri ka postuar dy foto në faqen e saj në rrjetin social “Instagram” që nuk kanë tërhequr vëmendjen vetëm sepse janë foto të bukura, por sepse kemi të bëjmë me një “remake”.
Vajza e balerinit Ilir Shaqiri, ka publikuar një foto me shokun e saj të ngushtë që nga fëmijëria.
“I njëjti person, e njëjta pozë dhe i njëjti vend, por me 10 vite diferencë,” – shkroi Emily krahas fotos.
Leonardo Ferrara është shoku i një jete për bukuroshen dhe këtë aspekt personal, ajo vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.