Vajza e Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri zbuloi në “Dance Albania” se do të jetë protagoniste e një seriali në Netflix shumë shpejt dhe se do të aktrojë po ashtu në një film italo-shqiptar.

Alketa Vejsiu: Fjala më e bukur në shqip, cila do të ishte?

Emily Shaqiri: Trileçe…(Qesh)

Alketa-Emily-t: Si ndihesh në Shqipëri?

Emily Shaqiri: Është një vend i mrekullueshëm, vetëm po përmirësohet dita-ditës.

Alketa Vejsiu: Më thuaj një fjalë dashurie për babain në shqip.

Emily Shaqiri: Të dua shumë!

Alketa Vejsiu: Të pëlqen kërcimi, kënga dhe aktrimi, cilën do ndjekësh?

Emily Shaqiri: Më pëlqen të kërcej, këndoj, por po përqendrohem te aktrimi, do jem protagoniste e një seriali në Netflix dhe do luaj në një film italo shqiptar.