E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Valbona Selimllari pyetet nga Dardi se si është ajo si nënë dhe a i dënon ajo fëmijët e saj kur bëjnë gabime.
Për t’iu përgjigjur pyetjes, Valbona thërret vajzën e saj Vivien, e cila rrëfen se dënohet shpesh dhe dënimi që merr është të mos përdorë kompjuterin për një javë, por dënimi nuk zgjat shumë. Mes të qeshurave Valbona thotë se mesa duket të gjitha mamatë dënojnë njësoj, ato kanë të njëjtën mendje.
Dardi: O Valbona, unë kur bëj gabime mami më thotë një javë nuk ka asnjë çokollatë. Po ti fëmijëve të tu kur bëjnë gabime çfarë dënimi i jep.
Valbona Selimllari: Shiko, Vivien është këtu në rresht të parë, e pyesim Vivien?
Alketa Vejsiu: Vivien ka qenë këtu te “Piter Pani”, por është rritur. Mirë se ke ardhur prapë moj Vivien, por ti je rritur je bërë gocë e madhe.
Valbona Selimllari: E di çfarë pyetje po më bënte? Po më thoshte nëse ju bëni gabime, a ju dënoj? Ju dënoj Vivien apo nuk ju dënoj?
Vivien: Po ndodh shumë herë.
Valbona Selimllari: Pa na e thuaj pak si ju dënoj?
Vivien: Mua mami më thotë gjithmonë që nuk ka kompjuter për një javë, por unë ja mbush mendjen dhe ajo më lë të luaj prapë.
Valbona Selimllari: A jam në një mendje me mamin tënd? Më duket se të gjitha mamatë kanë një mendje.