Ilir Shaqiri, fitues i Big Brother Vipishte i ftuar në Top Albania Radio ku foli për jetën e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Si fitues i garës, Iliri pohoi se i mungonte shtëpia e BBV, njësoj siç konfirmoi se do të pranonte ta shtynte rrugëtimin e tij për sa kohë të ishte e nevojshme dhe e vetmja gjë që i duhej ishte konfirmimi nga familjarët. Strategjinë e tij ai e fokusoi te njohja e banorëve të tjerë dhe lirisht tha se vetë ka qenë lojtar.
Sa i takon finalistëve të tjerë Iliri tha se e kishte parashikuar rrugëtimin e secilit. Për Donaldin, kundërshtarin e tij më të fortë, Iliri sugjeroi një tjetër lloj strategjie që edhe mund ta çonte drejt fitores.
“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte,” u shpreh Iliri.
Ndërkohë sa i takon lidhjes së Donaldit dhe Beatrix, balerini tha se ka zgjedhur të mos komentojë në mënyrë që të mos dëmtojë veten dhe lojën e tij. Sipas tij Beatrix ishte shumë e dhënë, por Donaldi e kishte mendjen më shumë te loja se te ndjenjat.
Më 18 shkurt u mbyll rrugëtimi i katër muajve në Big Brother Vip. Pas fitores së Ilirit, u fol për një hatërmbetje të mundshme mes Donaldit dhe produksionit, zëra të ciët u shuan kur Donaldi mori pjesë në festën e BBV.